Bulla emerimi

FRANÇESKU IPESHKËV SHËRBËTOR I SHËRBËTORËVE TË HYJIT, TË NDERUARIT VËLLAUT TONË GEORGE FRENDO O.P.

deri tani Ipeshkëv titullar i Butrintit dhe Ndihmës i arqidioqezës së Tiranë-Durrësit, i zgjedhur si Arqipeshkëv Metropolit e së njëjtës arqidioqezë, i uroj shëndet dhe bekimin Apostolik.

Duke u gëzuar shumë në Zotin, i cili “na shpëtoi për shkak të mëshirës së tij, përmes larjes së rilindjes dhe ripërtëritjes që Shpirti Shenjtë kryen në ne” (Tit 3, 5-6), me dashuri të çiltër kujdesemi për pjesat e ndryshme të Kishës, që ato të mund të pranojnë vazhdimisht dhe të dëshmojnë lajmin e mirë e Ungjillit. Prandaj tani kujdesuni për grigjën e dashur e Tiranë-Durrësit, e cila, pas vdekjes së të Ndreruarit Vëllaut Rrok Mirditës, i mungon Bariu i vet.

Por duke qenë si ti, i Nderuar Vëlla, ke kryer atje me nderim, detyrat ipeshkvnore, jemi të bindur se ti, i stolisur me aftësi për zbatimin e detyrave dhe me shumë virtyte, mund të kryesh siç duhet këtë detyrë të re.

Prandaj me autoritetin tonë Apostolik të caktojmë Arqipeshkvin Metropolit të Tiranë-Durrësit, me të drejtën dhe detyrën që i përkasin këtij misioni, sipas së Drejtës Kanonike, duke të liruar nga detyra e eprorit titullar dhe të ipeshkvit ndihmës. Gjithashtu do të kujdesesh që kleri dhe populli i arqidioqezës sate të vihet në dijeni e kësaj letre tonë. Të gjithë këta i nxisim fort të tregojnë nderin dhe dashurinë e duhur ndaj Bariut i Shpirtarve të tyre. Dhe ty, i Nderuar vëlla, dhe gjithë popullin tënd të dashur, ju besojmë ndërmjetësisë së Virgjërës Mari të Papërlyer.

Ajo, e bashkuar me apostujt në lutje të zellshme, kërkonte për kishën dhuratën e Shpirtit Shenjtë. Të rekomandojmë gjithashtu ndërmjetësisë së Paraardhësit tënd i Lumi Vincenç Prendushi, dhe të 37 shokëve të tij, martirë, të cilët në këtë muaj janë ngritur për lavdinë e altarit.

E dhënë në Romë, tek Shën Pjetri, më 17 nëntor 2016, gjatë Jubileut të Mëshirës, në vitin e katërt e Pontifikatit tonë.

FRANÇESKU, Papë