Çfarë është një Sinod

Kan. 460 – Sinodi dioqezan është asamblea e meshtarëve dhe besimtarëve të tjerë të Kishës së veçantë, të zgjedhur për t’i dhënë ndihmë ipeshkëvit dioqezan për të mirën e të gjithë bashkësisë dioqezane, sipas kanoneve që vijojnë.


Kan. 461-§1 Sinodi dioqezan të kremtohet në Kishat e veçanta kur, sipas gjykimit të Ipeshkëvit dioqezan dhe pasi është dëgjuar këshilli presbiteral, rrethanat e kërkojnë.

                              §2 Nëse Ipeshkëvi dioqezan ka në kujdes më shumë se një dioqezë ose ka në kujdes një dioqezë si ipeshkëv i saj e një tjetër si Administrator, mund të thërrasë vetëm një Sinod dioqezan prej të gjitha dioqezave që i janë besuar.


Kan. 462 -  §1  Vetëm Ipeshkëvi dioqezan e thërret sinodin dioqezan, dhe jo ai që e udhëheq dioqezën nga brenda.

                               §2 Sinodin dioqezan e udhëheq Ipeshkëvi dioqezan, i cili megjithatë mund të delegojë Vikarin e Përgjitshëm ose Vikarin episkopal, për të kryer një detyrë të tillë, për sesionet e veçanta të Sinodit.


Kan. 463 - §1 Në Sinodin dioqezan duhet të thirren në cilësinë e anëtarëve dhe janë të detyruar të marrin pjesë:

1        Ipeshkëvi koadiutor dhe Ipeshkëvinjtë ndihmës;

2        Vikarët e Përgjithshëm dhe Vikarët episkopalë si dhe Vikari gjyqësor;

3        Kanonikët e Kishës katedrale;

4        Anëtarët e Këshillit presbiteral;

5        Besimtarët laikë dhe anëtarët e Instituteve të jetës së kushtuar të zgjedhur nga        Këshilli baritor në mënyrën dhe në numrin që e përcakton ipeshkëvi dioqezan,        ose aty ku një këshill i tillë nuk ekziston, sipas kritereve të përcaktuara nga        ipeshkëvi dioqezan;

6        Rektori i seminarit të lartë dioqezan;

7        Vikarët foranë (dekanët);

8        Të paktën një meshtar i zgjedhur në çdo Vikariat foran (dekanat) prej atyre që       aty ushtrojnë kujdesin për shpirtrat; gjithashtu duhet të zgjidhet edhe një meshtar tjetër që ta zëvendësojë në rast se i pari është i penguar;

9        Disa Eprorë të Instituteve rregulltare dhe të Shoqërive të jetës apostolike që           kanë shtëpinë në dioqezë, të cilët duhet të zgjidhen në numër dhe në mënyrën e   përcaktuar nga Ipeshkëvi dioqezan.

       §2 Në sinodin dioqezan mund të thërriten në cilësinë e anëtarëve edhe të        tjerë, qoftë klerikë, qoftë anëtarë të Instituteve të jetës së kushtuar, qoftë     besimarë laikë.

       §3 Ipeshkëvi dioqezan, nëse e sheh të volitshme, mund të ftojë si vëzhgues    ndonjë ministër apo anëtarë të Kishave apo bashkësive kishtare që nuk janë në       bashkim të plotë me Kishën katolike.


Kan. 464 – Një anëtar i Sinodit, nëse mbahet nga ndonjë pengesë e ligjshme, nuk mund të dërgojë një prokurator që të marrë pjesë në emër të tij; të lajmërojë ama ipeshkëvin dioqezan për një pengesë të tillë.


Kan. 465 – Të gjitha çështjet e propozuara t’i nënshtrohen diskutimit të lirë të anëtarëve në sesionet e sinodit.


Kan. 466 – Në Sinodin dioqezan i vetmi ligjvënës është ipeshkëvi dioqezan, ndësa anëtarët e tjerë të Sinodit kanë vetëm votë këshilluese; vetëm ai i nënshkruan deklaratat dhe dekretet sinodale, që mund të bëhen publike vetëm me anë të autoritetit të tij.


Kan. 467 – Ipeshkëvi dioqezan t’u komunikojë Metropolitit dhe Konferencës së ipehkvinjëve tekstet e deklaratave dhe dekreteve të sinodit.


Kan. 468 - §1 Ipeshkëvi dioqezan sipas gjykimit të tij të urtë, të pezullojë ose të zgjidhë sinodin dioqezan.

                  §2 Kur selia ipeshkvore është vakante apo e penguar, sinodi dioqezan nërpritet ipso iure derisa Ipeshkëvi dioqezan pasardhës të mos dekretojë që ai të vazhdojë ose të mos e deklarojë të përfunduar.  

Përkthim nga Imzot Gjergj Meta