Dekreti II

DEKRETI i 2-të RRETH SINODIT DIOQEZAN

Fort të dashur meshtarë, rregulltarë, rregulltare dhe të gjithë besimtarë!

Ju uroj paqen e Krishtit dhe gëzimin e tij.

Si e dini, më 23 shtator 2017, kam shpallur Sinodin Dioqezan të Kishës vendore Tiranë-Durrës. Argumenti kryesor i tij do të jetë “Ungjillëzimi i Ri në Arqidioqezen Tiranë-Durrës” dhe, më 7 tetor, është zhvilluar takimi i Asemblesë së parë dioqezane në përgatitje për Sinodin.

Pasi jam konsultuar me Këshillin Presbiterial dhe Këshillin Baritor, si edhe me Komisionin Qendror për Sinodin, me anën e këtij Dekreti njoftoj:

Së pari, se me datën 17 mars do të mbahet Asambleja e Dytë Dioqezane në përgatitje për Sinodin; të gjithë famullitarët duhet të nxisin besimtarët në famullitë e tyre që të vijnë për këtë Asamble. Asambleja do të mbahet në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, nga ora 9.30 deri në orën 13.00. Në fund të Asamblesë do të kemi një koktej për të gjithë.

Së dyti, ju njoftoj se menjëherë pas ditës së Asamblesë fillojnë konsultime të përgjithshme të bashkësisë katolike në dioqezën tonë, që do të zgjasin deri më 10 tetor 2018.

Së treti, shpall hapjen e Sinodit Dioqezan. Sinodi do të përurohet paraditën e ditës së shtunë, më 24 nëntor 2018, një ditë para kremtimit të festës së Jezu Krishtit Mbret të Gjithësisë, në ambientet e Kishës Katedrale në Tiranë, në një ceremoni të veçantë që përfshin edhe kremtimin e Meshës së Shenjtë, për të cilën janë të ftuar dhe të nxitur të marrin pjesë të gjithë meshtarët, rregulltarët/et dhe besimtarët.

Duke ju kërkuar të luteni për mua dhe për Dioqezën tonë, ju përcjell me bekimet e mia.

Dhënë sot, më 3 shkurt 2018, tek Kuria Arqipeshkvore.
 

Imzot George Frendo O.P.

ArqipeshkëvMetropolitTiranë-Durrësit

 

Mons. Henry Veldkamp

Kancelar