Lutje

O Atë i shenjtë, Hyji i mirësisë dhe i mëshirës,

na trego nëpërmjet Sinodit dioqezan,

rrugën në të cilën është e thirrur të ecë

dioqeza jonë Tiranë-Durrës.

 

Na mëso të ecim si populli i Hyjit

në bashkim e në bashkëpunim

që bashkësia jonë dioqezane

të jetë një shenjë e dukshme

e pranisë dhe e dashurisë sate.

 

Na ndihmo të vihemi në dëgjim të Shpirtit Shenjt

dhe të shenjave të kohërave

që të bëhemi dëshmitarë të shpresës

në Kishë dhe në botë.

 

Qoftë Fjala e Krishtit udhërrëfyesja jonë,

Shpirti Shenjt - drita jonë,

Eukaristia - forca jonë!

 

T'i besojmë Zojës Mari këto dëshirat,

që ajo, e cila na dhuroi Birin tënd,

të na mësojë si të zbatojmë vullnetin tënd.

Na shoqëroftë Shën Pali, pajtori i Arkidioqezës sonë,

Shentja Nënë Tereza dhe martirët tanë!

Nëpër Krishtin Zotin tonë.

Amen.