Pyetësor I

PYETËSOR PËR ANËTARËT E KËSHILLIT BARITOR NË PËRGATITJE PËR SINODIN

Një përmbledhje

Gjatë takimit të radhës të Këshillit Baritor Dioqezan, arqipeshkvi ka shpërndarë një pyetësor në lidhje me përgatitjen për Sinodin. 14 anëtarë të Këshillit kanë dhënë përgjigjen e tyre me shkrim gjatë takimit.

Këto janë pyetjet:

  1. Cilat janë gjërat që nuk dëshiron të shohësh në Kishë? (Cila është Kisha që nuk dëshiron të shohësh?)
  2. Cilat janë gjërat që dëshiron të shohësh më shumë në Kishë? (Cila është Kisha që dëshiron të shohësh?
  3. Cili duhet të jetë roli i Kishës në shoqëri? (Kisha si mund të ndikojë më shumë në shoqërinë tonë)
  4. Si mund t’i shohim laikët më të angazhuar në jetën e Kishës?

Qëllimi kryesor i këtyre pyetjeve ishte paraqitja e një modeli të dëshiruar të kishës. Disa kanë menduar që bëhej fjalë për Kishën e gjithëmbarshme: Kisha Katolike në përgjithësi. Të tjerët ka qenë më konkretë pasi e kanë kuptuar që pyetjet ishin të lidhura më shumë me Kishën vendase dhe më afër, dioqëzen tonë.

Një dëshirë e përbashkët është që Kisha të jetë në dalje. Kjo mund të këtë një kuptim të dyfishtë. Së pari propozohet që kisha të bëhet gjithnjë më e vetëdijshme për misionin e shërbimit dhe jo autoritar, që ka pranuar nga themeluesi i saj. Një Kishë atëherë jo vetë-referuese. Se dyti ëndërrohet një kishë që di të ulet, të dëgjojë, t’i përqafojë nevojtarët, të varfërit dhe të gjitha kategoritë. Pasqyrohet, me fjalë të tjera, modeli i Kishës. Në dialog me të gjithë dhe në të gjitha nivelet siç është propozuar nga Koncili i Dytë i Vatikanit.

Theksohet rishtas nevoja që Kisha duhet të vlerësojë më shumë burimin e krishterimit: Shkrimet e Shenjta. Propozimet nisen nga një nevojë që laikët të formohen dhe të njihen më shumë më Fjalën e Zotit (grupe lutjeje, studim biblik, etj.) deri tek një predikim i përgatitur mirë, i shkurtër dhe që përqëndrohet te Fjala e shpallur përpara.

Kisha mund të ndikojë më shumë në shoqërinë tonë, së pari duke paraqitur në mënyrë më aktuale mesazhin shëlbimprurës të Ungjillit; një Fjalë të gjallë që prekë zemrat në çdo kohë. Familja dallohet si djepi i ungjillëzimit dhe fillimi i propozimit të jetës së krishterë. Se dyti, duke qënë Kisha gjithashtu një realitet njërëzor, shumë laikë mund të përfshihen në kryerjen e detyrave administrative të famullive dhe të dioqezës. Nënvizohet rëndësia e raportin Kishë-Shtet, njohuria pra me organizimin shetëror dhe t’i shoqërojmë dhe të bashkëndajmë me ta vizionin tonë.

 

Atë Bernard Caruana  O.P.