Shenimet biografike

Mons. GEORGE FRENDO O.P.

Lindi në Maltë (i pesti në një familjë me 7 fëmijë) më 4 prill 1946. Në vitin 1962 u bashkua me vëllezërit Dominikanë dhe vazhdoi studimet në filozofi dhe teologji në Kolegjin Filozofik-Teologjik të Dominikanëve në Maltë. Është shuguruar meshtar me 7 prill 1969.

Në vitin 1970 ka marrë gradin e Lektorit të Teologjisë me tezën Baptism as the Sacrament of Faith in the Doctrine and Practice of the Church dhe në vitin 1973 Doktoratin në të Drejten Kanonik me tezën Indissolubility and Divorce in the Theology of Thirteenth Century Scholastics tek Pontificia Universitas Sancti Thomae Aquinatis në Romë.

Ka qenë profesor i teologjisë dogmatike tek Kolegji Filozofik-Teologjik të Dominikanëve në Maltë dhe në Fakultetin e Teologjisë në Universitetin e Maltës.

Në Provincën Domenikane në Maltë ka qenë drejtor i noviceve dhe të studentëve, ëpror i kuvendit, famullitar, dhe provincial. Ka qenë edhe President i Konferencës së Ëprorëve të Lartë në Maltë. Në Arkidioqezën e Maltës ka qenë gjyqtar në Tribunalin Kishtar.

Erdhi në Shqipëri ne korrik 1997. Në vitin 1998 u emërua nga Imzot Rrok Mirdita Vikar i Përgjithshëm i Arkidioqezës Tiranë-Durrës. Në vitin 1999 u zgjodh Presidenti i Konferences së Ëprorëve të Lartë në Shqipëri, dhe më vonë anëtar i këshillit të përgjithshëm të Bashkimit të Konferencave Evropiane për Rregulltarët. Në 2001 u emërua Vicarius Judicialis i Tribunalit Kishtar Ndër-djoqezan.

Në 2006 u shugurua Ipeshkëv Ndihmës i Arkidioqezes Tiranë-Durrës. Si ipeshkëv u emërua edhe president i Caritas-it Shqiptar dhe Presidenti i Komisioneve Kombëtare për Liturgji dhe për Katekezë.

Në 2012 u emërua Sekretari i Përgjithshëm i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë.

Në Dhjetor 2016 u emërua Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, pas vdekjes së Imzot Rrok Mirdites.

Në Shkurt 2018 u zgjodh Presidenti i Konferences Ipeshkvor.

Ka shkruar shumë libra të natyrës doktrinale dhe shpirtërore veçanërisht mbi sakramentet, Zojën Mari, ateizmin bashkëkohore, dhe familjen.