Shënimet historike

Arqidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës është emri  i Dioqezës tonë, territori ka 2263 Km² nga Milot në Veri deri Rrogozhin në Jug. Siç e dini jemi një nga dy Arkidioqezet në Shqipëri, Arkidioqeza tjetër është ajo e Shkodrës, dhe të dy quhemi dhe Metropolitane, që do të thotë që jemi të lidhur veçanërisht me Papën, që na ka dhënë këtë titull në vitin 2005. Në këtë vit është edhe ndryshuar emri i Arkidioqezës nga Arkidioqeza Durrës-Tiranë në Arkidioqeza Tiranë -Durrës. Që nga atë moment Arqipeshkvi  ynë është paisur me ashtuquajturin pallium, qe eshte një veshje liturgjike  prej leshit me kryqët të zi. Arqipeshkvi ynë është Ipeshkvi 26. qysh prej fillimit në shekullin XIV me ipeshkvin e parë Antonio di Aleksandria.

Qyteti ynë kryesore është Tirana, qyteti i dytë është Durrës, prandaj quhemi Tir.-Dur. Në Tiranë ndodhet kisha Katedrale, ose shkurt katedralja, që merr emrin nga fjala katedra, që do të thotë selia ose sedilja, karriga nga e cila Ipeshkvi  mëson dhe drejton popullin e Zotit; në Durrës ndodhet kisha Kon-katedrale, që ka patur emrin katedralja e Shën Luçise para 27 janar 2002, kur inaugurohej katedralja e re  e Shën Palit në Tiranë. 

Qevëria e përditshme dhe administrimi  i  Dioqezës quhet Kuria dhe ndodhet pranë kishës Katedrale në Bul. Zhan D’Ark në Tiranë.  Kuries përkasin tre persona,  Arqipeshkvi, Vikari i Përgjithshëm dhe Kancelari.  Detyrat dhe te drejtat e tyre jane të përshkruajtur në Ligjin Kanonike, Corpus (ose Codex) Iuris Canonici.  

Sepse  Arqipeshkvi ka nevojë për ndihmë  dhe mbështetje, ai  ka përdorur drejtën e tij për të krijuar organët të ndryshëm: Kolegji e Këshilltarëve, Këshilli Presbiterial, Këshilli Baritor dhe Këshilli për çështjet ekonomike.

Kolegji i Këshilltarëve përmban 7 vete: Vikar dhe Kancelari ex officio, tre dekanët dhe dy meshtarët e zgjedhur nga Arqipeshkvi, ndërsa anëtarët të Këshillit Presbiterial janë për pjesën më të madhe të zgjedhur nga meshtarët, përveç vikari, kancelari dhe tre dekanët, që jane atje ex officio, dhe prape dy meshtarët të zjgjedhur nga Arqipeshkvi. Këshilli Presbiterial u mledh 6 herë në vit ose një herë në dy muaj dhe ka 14 anëtare dhe një segretare: Mt. Teuta Buka. Këshilli Ekonomikë përmban ex officio vikarin dhe kancelarin dhe një laik ekspert për financat. U mbledh tre o kater herë në vit.

Midis këtyre strukturave egsiston dhe Këshilli Baritor,  që merr vetëm me sfide baritore.  Arqipeshkvi me dy anëtare të tjerë të Kuries, Vikari dhe Kancelari, dy meshtarë dhe dy motra nga çdo dekanat, plus 12 laikë përfaqësues të shoqatave të krishterë laikë. Bashkë 27 vetë. U mbledh tre o katër herë në vitin.

Si strukturat logjistike kemi në Arqipeshkvinë pesë salla në disposicion: Salla ‘Rrok Mirdita’ dhe Salla per Këshillin Presbiterial në katin e dytë, dhe në katin e parë përdhe Salla ‘Nikoll Kaçorri’, Salla ‘Vinçenc Prenushi’ dhe Salla ‘Gjergj Fishta’. Biblioteka ndodhet përballë Sallës së Këshillit Presbiterial në katin e dytë. As një nga sallat të përmendura - as ato pesë sëbashku - nuk është, nuk janë e mjaftueshme për të mbajtur numrin e besimtarëve që sot u mblodh në Asamblenë Dioqezane.

Kemi dhe dy organë informativë të shtypur: Lajmëtar dioqezan çdo tre muaj dhe gazeta ‘Kisha dhe Jeta’ çdo muaj përveç  në korrik dhe në gusht.

Duhet të përmend edhe një struktur tjetër që quhet ‘Tribunali’ ose ‘Gjyqi Metropolitan’ për çështjet martësore. Qysh prej pak kohe ka një zyr pranë Sekretarisë në Arqpeshkvinë.

Dhe mos harrojmë që gëzohemi gjithashtu nga një degë shumë e rëndësishme që quhet Caritas Dioqezan, që merr me problemë shoqerore të shkaktuar nga varfëria në Dioqezën tone.

Kemi një ekipë murgesash që kujdeson jashtmase për menagjerinë e vëndit: kuzhina, lavanderia dhe sakristia.  

 

Arqjidioqeza katolike Tiranë-Durrës (Latinisht: Archidioecesis Tiranensis-Dyrracenus) ekziston qysh nga shekulli XIII dhe përpara ishte njohur si Metropoli i EPIRUS NOVUS, që ka qenë një nga emrat të Durrësit. Durrësi si qytet ilirik është themeluar që në shekullin IV para Krishtit. Njihej me dy emra tjetër, DYRRACHIUM dhe EPIDAMNUS. Më gjatë flet vepra e Daniel Farlatit, “ILLYRICUM SACRUM” (Iliria e Shenjte), botuar në latinisht në Venedikt në vitin 1917. Libri përbëhet nga tetë volume të mëdha me më shumë se 500 faqe secili. Volumi i shtatë rreshton historinë kishtare kryesisht nga Dalmacia deri në kufi me Greqinë. Ky volum është i përkthyer në gjuhën shqipe. Durrësi, si dioqezë Metropoli, në shekuj të parë të krishterimit, d.m.th. rreth shekullit III e pas kishte 20 dioqeza sufragane, mbi të cilat flet gjerë e gjatë Farlati.

Ipeshkvi i parë i kësaj dioqeze rezulton që në vitin 95 më emër Shën Cezari, martir, një nga 72 nxënësit e Jezu Krishtit, çuar nga vetë Shën Pali që në Letrën e tij drejtuar Romakeve 15, 19 thotë se ka predikuar Ungjillin e Jezu Krishtit deri në Iliri, qyteti më i rëndësishëm që në kohet e para ishte Durrësi.

Në vitin 1640 tregohet se kryeipeshkvi i Durrësit, që kishte rezidencën e tij në Shna Prende të Kurbinit, në personin e Rafael K’Ambrosias, për lehtësi komunikacioni, e vendosi selinë e tij në Delbnisht, po të Kurbinit, deri në vitin 1937, kur Mons. Vinçens Prendushi e rivendosi në Durrës.

Kryedioqeza e Durrësit ka pasur në mënyrë të pandërprerë barinjtë e vet deri më Imzot Vinçens Prendushin që vdiq në burgun e Durrësit më 1949, më pas ndoqën Vikarët Dioqezanë Mons. Pjetër Dema, Don Luigj Gashi e Don Zef Bici dhe i fundit Don Ndoc Sahatçia i dioqezës së Lezhës. Në fillim të vitit 1967 të gjitha kishat e Shqipërisë u mbyllen, shumë u prishen e të tjera u përdoren për përdorime profane. Sigurisht të gjitha pronat e kishës janë sekuestruar nga shteti.

Më 25 prill 1993 kur Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë, shuguroi edhe 4 Ipeshkvij, mes të cilëve Mons. Rrok Mirdita u emërua Arqipeshkëv Durrës–Tiranë. Më 26 janar 2002 u bë Kushtimi i Kishës Katedrale të Shën Palit në Tiranë nga Kardinal Angelo Sodano si përfaqësues i Papës. Atë ditë Arqidioqeza jone Durrës-Tiranë ka marrë prej Papës Gjon Pali II titullin Metropolitane dhe emri e saj ndryshonte në “Arqidioqeza Metropolitane Tirana-Durrës”. Mons. Rrok Mirdita ka marrë paliumin si Metropolit nga Papa Benedikti XVI më 29 qershor 2005 në Romë.