Statuti i Këshillit Baritor

STATUTI I KËSHILLIT BARITOR

PËR ARQIDIOQEZËN TIRANË-DURRËS

Këshilli baritor dioqezan është hapësira kryesore në të cilën përmbushet, në rrugë të zakonshme, pjesmarrja e besimtarëve në përpunimin e udhëzimeve baritore të një Kishe të veçantë. Ndryshon nga Sinodi dioqezan që ka një objektiv më të lartë, pai atij i duhet të përcaktojë vijat udhëheqëse tëveprimit baritor dhe përmbajtjen e të drejtës së veçantë, por është një ngjarje e caktuar. Këshilli baritor është një organizëm ipërhershëm, për faktin se programimi dhe verifikimi i veprimtarive përbën një nevojë të vazhdueshme në jetën e dioqezës.

Efikasiteti i tij është i lidhur në mënyrë përcaktuese me vullnetin dhe aftësinë e përpunimit të një plani baritor, sepse një perspektivë e tillë e bëntë frytshme veprimtarinë e trefishtë tëstudimit, vlerësimit dhe propozimit të përfundimve vepruese në funksion të vetë jetës baritore, sipas përkufizimit të detyrave që gjenden në kan. 511.

Kan 512 § 2 vë në dukje se Këshilli duhet tëjetëi përbërë në atë mënyrë që të sigurojë përfaqësimin e krejt portio populi Dei (atë pjesë të popullit të Hyjit) qëpërbën dioqezën, duke u bërë kështu një shëmbëllim besnik i saj. Kriteri i përfaqësimit nuk duhet të shihetnë kuptimin engushtë përpjestues: përkundrazi ipeshkëvi duhet të kujdeset që të garantohet edhe prania e realiteteve që mund të jenë të vogla, por domethënëse. Mbetet i paluajtur fakti qëKëshilli duhet të jetë i përbërë në mënyrë mbizotëruese nga laikët, edhe pse nuk është kryesisht aty selia ku ata paraqesin nevojat e tyre të veçanta, por as duke e identifikuar veten me agregacionet laikale. Kjo justifikon rolin e rëndësishëm të ipeshkëvit, të cilit i përket ta thërrasë dhe ta kryesojë “sipas nevojavetë apostullimit”.

Kodi i së Drejtës Kanonike, duke pasur një karakter të gjithmbarshëm, nuk parashikon detyrimin e krijimit tëKBD në të gjitha dioqezat, edhe pse një zgjedhje e tillë nuk është sipas vullnetit të lirë të ipeshkëvit, por e diktuar nga “situate baritore” (kan. 511).

KBD ka një detyrë të trefishtë: duhet “të studjojë, të vlerësojë e tëpropozojë përfundime vepruese për çka ka tëbëjë me veprimtarinë baritore të dioqezës” (po aty). Edhe pse detyra e parëështë ajo ne studimit, Këshilli nuk është vendi i formimit apo i përditësimit teologjiko-baritor i realitetit dioqezan. Kjo sjell shpërfajen dhe studimitn e situatës konkrete, me qëllim vlerësimin, dmth shoshitjen kritike,e finalizuar për propozimin e përfundimeve vepruese. Rrezja e tij e veprimit nuk është e kufizuar në ndonjë rrafsh apo sektor të caktuar, por mbërrin tërë spektirn veprues të baritores së dioqezës.

Në analizën e situatës ekzistuese dhe në paraqitjen udhëzimeve vepruese, jo vetëm që duhet të marrë parasysh njohjen e historisë së Kishës së veçantë dhe të ecjes së bërë, me trajtat e saj tipike, por duhet të ketë parasysh edhe udhëzimet dhe orientimet e Atit të Shenjtë, të Selisë së Shenjtë dhe të Konferencës ipeshkvore.

 

1. NATYRA, QËLLIMET DHE KOMPETENCAT

Neni 1

Është themeluar në Arkidioqezën e Tiranë – Durrësit Këshilli Baritor Dioqezan (KBD) sipas normave të këtij statuti.
Ai ka në përbërjen e tij meshtarë, anëtarë të Instituteve të jetës së kushtuar dhe të Shoqërive të jetës apostolike, diakonë e sidomos laikë sipas kann. 511 – 514.
Këshilli është një organ këshillues i përhershëm, shenjë e pjesmarrjes dhe e bashkëpërgjegjësisë së të gjithë të pagëzuarve në të vetmin mision shëlbues të Kishës.

Neni 2

KBD-së i takon “nën autoritetin e Ipeshkëvit, të studjojë, të vlerësojë dhe të propozojë përfundime vepruese për çka ka të bëjëme veprimtarinë baritore të dioqezës” (kan. 511).

Neni 3

KBD kryesohetnga Ipeshkëvi, i ndihmuarnga Vikari i Përgjithshëm.
Ipeshkëvi ia beson Vikarit të Përgjithshëm detyrën që të promovojë veprimtaritë e KBD dhe t’i koordinojë me ato të organizmavetë tjerë të pjesmarrjes.
KBD thirret nga Ipeshkëvi, të cilit i takon të përcaktojëçështjet që duhet të trajtohen dhe të vendosë rendin e punimeve, duke dëgjuar propozimet e këshilltarëve (kan. 514 § 1).

 

2. Përberja

Neni 4

KBD ka në përbërjen e tij:

  1. Kryetarin;
  2. Asemblenë;
  3. Sekretarin.

1.Kryetari i asamblesëështë Ipeshkëvi i cili e mbledh dhe e kryeson.

2.Assamblea përbëhet nga anëtarë të zgjedhur, nga anëtarëex officio dhe nga anëtarë të emëruar nga ipeshkëvi.

Janë anëtarë të zgjedhur:

a. dy meshtarë të zgjedhur për çdo dekanat;

b. dy rregulltare të zgjedhura për çdo dekanat;

c. një laik i zgjedhur nga çdo dekanat;

d. njëlaik i zgjedhur nga çdo lëvizje laikale vepruese në dioqezë;

janë anëtarëex officio:

  1. Vikari i Përgjithshëm
  2. Kancelari.

Ipeshkëvi dioqezan mund të emërojë të tjerë meshtarë, rregulltarë apo laikë sipas kompetencave dhe nevojave të ndryshme të dioqezës.

3.Sekretari emërohet nga Ipeshkëvi.

Neni 5

Mund të jenë anëtarë të KBD vetëm besimtarët në bashkim të plotë me Kishën katolike dhe që dallohen për një besim të sigurtë, moral tëmirë dhe urti (kan 512, §§ 1 e 3).

 

3. KOHËZGJATJA E DETYRËS

Neni 6

KBD përtërihet në tërësinë e tij çdo tre vjet.

Neni 7

Këshilltarët e veçantë bien nga detyra:

  • Kur i paraqesin dorëheqjen me shkrim dhe të motivuar ipeshkëvit, të cilit i takon të vendosë për pranimin e saj;
  • Kur ndodh transferimi në një realitet baritor të dioqezës i ndryshëm nga ai për të cilin është zgjedhur si përfaqësues, në rastin e meshtarëve;
  • Kur ndodh transferimi në një dekanat tjetër,në rastin e laikëve të zgjedhur nga dekanati;
  • Kur mbaron detyra në rastin e anëtarëve ex officio;
  • Kur ndodh transferimi në dioqeza të tjera, në rastin e rregulltarëve dhe rregulltareve;
  • Për shkak të mungesave në mbledhje sipas asaj qëështë shkruar nënenin 9;
  • Për shkaqe të tjera të parashikuara nga e drejta.

Zëvendësimi i Këshilltarëve tërënë nga detyra, nëse bëhet fjalë për anëtarëex officio, bëhet me personin që i zë vendin në deyrën e tyre; me anë të kooptimit të atij që vjen në vendin e dytë në ratin e anëtarëve të zgjedhur; me anë të caktimit nga ana e ipeshkëvit apo e organizmave kompetentë sipas normës sënenit 4 për të gjitha rastet e tjera.

Këshilltarët që hyjnë në këto mënyra mbarojnë detyrën e tyre me mbarimin e mandatit të Këshillit.

 

4. ASAMBLEJA

Neni 8

KBD do të mblidhet në sesionin e saj të zakonshëm të paktën 3 herënë vit.

Neni 9

Anëtarët e KBD kanë për detyrë tëjenë të pranishëm personalisht çdo herë që Ipeshkëvi i mbledh.Ata nuk mund të përfaqësohen nga të tjerë.
Këshilltari që pa një motiv të justifikuar, do të rezulatojë se mungon nëmbledhjet e KBD për tre herë rradhazi do të deklarohet i rënë nga detyra.

 

5. MBLEDHJA, RENDI I DITËS DHE PËRGATITJA E SESIONEVE

Neni 10

Rendi i ditës i sesioneve përcaktohet nga ipeshkëvi në sintoni me përpunimin e planit baritor dioqezan, për shtrirjen e të cilit KBD është i thirrur tëjape ndihmën e tij.

Neni 11

Këshilltarët e veçantë, nën kujdesin e sekretarit, do të duhet të thërriten për sesionet e Asamblesë nëpërmjet një lajmërimit të shkruar, të pakëtn 15 ditëpara datës së vendosur për mbledhjen.

Neni 12

Mbledhjet e KBD janë të kryesuara nga Ipeshkëvi ose nga Vikari i Përgjithshëm.

Neni 13

Asambleja e KBD do të rezultojë e mbledhurnë mënyrë të vlefshme kur të jetë e pranishme mazhoranca absolute e këshilltarëve.

Neni 14

Përpara çdo mbledhjeje vihet në dispozicion të Këshilltarëve verbali i mbledhjes së mëparshme për vërejtje tëmundshme apo korrigjime që i paraqiten sekretarit. Bashkëme verbalin dërgohen edhe dokumentate tjerë eventualë të nevojshëm për t’u përgatitur për shqyrtimin e argumentave.

Neni 15

Votimi bëhet në mënyrë të zakonshme me ngritjen e dorës ose me kërkesën e ipeshkëvit me thirrje emër për emër ose, me kërkesën e një të pestës së anëtarëve të Këshillit, dhe me miratimin e ipeshkëvit, me votim të fshehtë. Për veprimet me votim të fshehtë, do të caktohen nga Këshilli me propozim të sekretarit, për çdo herë, numëruesit.

 

6. SEKRETARI

Neni 16

KBD ka një Sekretar, i emëruar nga Ipeshkëvi ndërmjet anëtarëve të Këshillit.Seketari mbetet në detyrë derisa të mbarojë mandati i Këshillit.

Neni 17

Është detyrë e sekretarit:

  1. Të përgatisë propozimet në përfundim tëçdo mbledhjeje dhe të kujdeset që të miratohen;
  2. Të mbajë listën e Këshilltarëve, duke u kujdesur që të përbushet ajo çka duhet kur të ketë zëvendësime gjatë mandatit të KBD;
  3. Të kujdesohet për redaktimin dhe dërgimin, në kohën e caktuara, të rendit të ditës të mbledhjes, me dokumentat e bashkëngjitur dhe me lajmërimin për mbledhjen (shihneni11);
  4. Tërradhisë verbalin e mbledhjes, të mbledhë lajme dhe dokumenta që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Këshillit dhe të mbajë të përditësuar arkivin;
  5. Të rradhisë relacionin e mbledhjes së Këshillit;
  6. Të zhvillojë tëgjitha veprimet e nevojshme për ecurinë e mirë të Këshillit.
     

7. Komisionet

Neni 18

KBD mund tëvendosë për kijimin brenda tij të Komisioneve të hulumtimit dhe të studimit, sidomos me qëllimin e përgatitjes së mbledhjeve si dhe të punojë në studimin e çështjeve dhe fushave të veçanta në përgatitjen e planit baritor dioqezan.

 

8. MARRËDHËNIA ME ORGANIZMA TË TJERË DIOQEZANË DHEME BASHKËSINË DIOQEZANE

Neni 19

KBD duke qenë plotësisht brenda baritores së dioqezës kërkon lidhje tëdobishme edhe me organizma të tjerë dioqezanë.

Neni 20

Është e drejtë e ipeshkvit që të mbledhë në disa raste në një takim të përbashkët të dy këshillat atë Presbiteral e atë Baritor dhe t’u paraqesë atyre të njëjtin rend të ditës.

Neni 21

KBD kujdeset për marrëdhënien me bashkësinë dioqezane edhe nëpërmjet informacionit periodik nëpërmjet Buletinit dioqezan dhe gazetës Kisha dhe jeta.

Neni 22

Pjesmarrja në veprimtaritë e KBD është një shërbim falas që i bëhet bashkësisë kishtare.Shpenzimet për funksionimin e Këshillit janë në ngarkim të Dioqezës.

Neni 23

Normat e këtij statuti mund të modifikohen nga ipeshkëvi i cili procedon me nismën e tij ose i motivuar nga kërkesa e së paku dy të tretave të Këshilltarëve.